Championsi “vret” ëndrrën e Kristianos për Këpucën e Artë

Është vetëm 3 gola larg Lionel Mesit në renditjen e shënuesve më të mirë të La Ligës, por Kristiano Ronaldo do të jetë “i parkuar” këtë javë. “Makineria e rrjetave” nuk do të mundë të ndezë “motorin” për ndeshjen e kësaj jave ndaj Las Palmasit, pasi atij i takon një mision më i madh, të udhëheqë Realin në betejën e Championsit ndaj Juventusit.

Ronaldo duhet të jetë në formën më të mirë të mundshme në stadiumin e Torinos, për ndeshjen e parë çerekfinale, ndaj trajneri Zidan nuk mund të rrezikojë aspak, edhe pse e di mirë sesa shumë ambicie ka CR7-ta për t’u bërë “Piçiçi”, apo Këpuca e Artë e ligës spanjolle. Zidan shqetësohet sepse Kristiano kthehet në Madrid pas dy ndeshjeve me kombëtaren e Portugalisë, ndërsa vetëm ditën e djeshme është stërvitur normalisht.

Sfidanti.al