Juventus-Milan, sfide e veçante per Bonuçin; Allianz Stadium po ‘zien’ per pritjen ndaj tij

Juventus-Milan pritet te jete nje sfide e veçante per Leonardo Bonuçin. Mbrojtesi i Milanit do te kthehet te luaje ne Allianz Stadium por kete radhe si kundershtar. Nuk mund te ndodhte ndryshe per nje futbollist qe ka luajtur 319 ndeshje me fanelen bardhezi ne 7 vjet duke fituar edhe 12 tituj ne kampionat e kupa, nderkohe qe ka luajtur edhe 2 finale te Liges se Kampioneve.

Jane keto shifra qe i regjistron nje simbol i skuadres por qe gjate veres u shnderrua ne ‘tradhtar’. Te pakten kjo eshte ajo qe mendon nje pjese e tifozeve te Juventusit qe nul e pelqeu menyren sesi Bonuçi la Torinon per te shkuar te Milani. Pikerisht Bonuçi qe konsiderohej si nje tifoz ultras me shume dhe per kete arsye dhemb akoma me shume per tifozet bardhezinj ta shohin ate si kundershtar ne fushen e lojes e per me teper te veshur me fanelen e nje prej skuadrave me te urryer prej tyre.

Kjo te ben te mendosh qe pritja qe do t’i rezervohet Bonuçit nuk do te jete buzeqeshje e duartrokitje si ne rastin e Kualjareles, por krejtesisht e kunderta. Me fakt eshte pergatitur nje lume fershellimash qe do t’i dedikohen Bonuçit sepse ai konsiderohej si nje prej tyre. Rreziku ne kete pike per Juven eshte qe kjo pritje e nxehte ta motivoje akoma me shume futbollistin i cili ne rast se do te arrije te shenoje me siguri do te beje edhe gjestin e ‘lani gojen’ ne drejtim te ish tifozeve te tij.

Sfidanti.al