Championsi është pranë, ky po që është Man. Junajtid i Murinjos!

Një fitore 2-0 duket krejt normale për Mançester Junajtidin në ditët e sotme. Fillimi i keq i sezonit është lënë pas dhe suksesi ndaj Uatfordit bëri që skuadra e Zhoze Murinjos të afrohet edhe më shumë me zonën që të kualifikon për në Ligën e Kampionëve. Huan Mata në pjesën e parë dhe Antoni Marsial pas pushimit ishin autorët e golave për një ekip që në përfundim të kësaj jave mund të jetë në distancë vetëm 4-pikëshe me vendin e dytë.

“Thellësia” në skuadër bëri që Murinjo të linte pa problem në stol kapitenin Uejn Runi dhe mesfushorin e tij më të dashur, Majkëll Karrik, por sërish të kishte në terren futbollistë klasi si De Gea, Valensia, Pogba, Herrera, Mata, Mkitarian, Ibrahimoviç apo Marsial. Ishte pikërisht ky i fundit që duhet ta ketë kënaqur më shumë trajnerin e tij. Francezi që mund t’i kushtojë Junajtidit deri në 58 milionë stërlina (gati 70 milionë euro), tregoi atë potencial që Murinjo ka kërkuar ndaj tij gjatë gjithë sezonit. Jo më kot, Antoni Marsial u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Rezultatet: Man. Junajtid-Uatford 2-0, Midëllsbrou-Everton 0-0, Stouk Siti-Kristal Palas 1-0, Sandërlend-Sauthempton 0-4, Uest Hem-Uest Brom 2-2, Arsenal-Hull 2-0.

Renditja: Çelsi 59 (-1), Totenhem 50 (-1), Arsenal 50, Man. Siti 49, Man. Junajtid 48, Liverpul 46 (-1).

Sfidanti.almarsial