Pritej të ishte i fortë, dhe i tillë edhe doli. Shorti i Ligës së Kampionëve vendosi në një grup disa prej skuadrave më të forta të Europës, ku më e vështirë doli për grupin e Liverpulit, por edhe për atë të Barcelonës. Kristiano Ronaldo, ndërkaq, do të takohet me një “njohje të vjetër”, me skuadrën e cila e bëri të famshëm.
Grupi C është ai i “ferrit”, me Paris SG, Napolin dhe Liverpulin, ndërsa me më pak pretendime duket Crvena Zvezda, edhe pse ka një skuadër shumë të mirë. Edhe grupi B, nuk duket aspak i lehtë, me Barcelonën, Totenhemin, dhe Interin, ndërsa në këtë shoqëri është edhe PSV Ajndhoveni, ish-kampion i Europës.
Ronaldo dhe Juventusi do të ndeshen me Mançester Junajtidin e Zhoze Murinjos. Portugezi do të jetë përballë skuadrës që e bëri yll botëror, dhe po ashtu do të takojë ish-trajnerin e tij tek Reali, me të cilin nuk është se u nda shumë mirë.
Më e lehtë për Mançester Sitin dhe për Bajernin, por besohet edhe Reali ka një short të pranueshëm, në grupin G me Romën, CSKA-në e Moskës dhe Viktorian e Plzenjit nga Çekia. Ndeshjet e grupeve do të nisin në 18 shtator.
Grupi A: Atletiko, Dortmund, Monako, Bryzh
Grupi B: Barcelona, Totenhem, PSV Ajndhoven, Inter
Grupi C: Paris SG, Napoli, Liverpul, Crvena Zvezda
Grupi D: Lokomotiv Moskë, Porto, Shalke, Gallatasaraj
Grupi E: Bajern, Benfika, Ajaks, AEK Athinë
Grupi F: Mançester Siti, Shahtar, Lion, Hofenhajm
Grupi G: Real, Roma, CSKA Moskë, Viktoria Plzen
Grupi H: Juventus, Mançester Junajtid, Valencia, Jang Bojs
Sfidanti.al