“Ultimatumi” i Robenit: Nuk dua ta dëgjoj fjalën zëvendësim!

Trajneri Niko Kovaç nuk besohet se do të impresionohet thellësisht, por gjithsesi, mund të ketë ndjenja të përziera, pasi ylli i tij holandez, foli. Arjen Roben u shpreh se “nuk mund ta dëgjoj dot fjalën zëvendësim, pasi mosha nuk ka asnjë rëndësi për mua”. Kjo, pasi Kovaç e zëvendësoi në ndeshjen ndaj Hofenhajmit, ashtu siç bëri me 35-vjeçarin tjetër, Frank Riberi.

“Pas ndeshjes, thashë ndershmërisht, se isha shumë i zemëruar, – theksoi Roben, – gjithsesi, respektoj vendimin e trajnerit. Të jesh trajner i Bajernit është detyra më e vështirë në botë, dhe trajneri ynë po bën një punë shumë të mirë. Do të jemi të suksesshëm vetëm po të kemi harmoni”. Roben bie dakord me Kovaçin edhe në diçka tjetër. “Unë mendoj si ai, dhe si Uli Hënesi, se në futboll nuk ka lojtarë të vjetër apo të rinj, por ka lojtarë të mirë dhe të këqinj”.

Sfidanti.al