Mund të jetë kampione e “Rolan Garosit” në 2016 dhe e Uimbëlldonit në 2017, mund të jetë edhe fituese e mbi 17 milionë dollarëve në karrierë, ende në moshën 24-vjeçare, por kjo nuk mund ta ndihmojë kur nuk është në formë. Garbinë Muguruza, e lindur në Venezuelë, por përfaqësuese e Spanjës, u eleminua që në raundin e dytë në US Open.
Fituese doli Karolina Muçova nga Çekia, numri 202 në botë, pas seteve 3-6, 6-4 e 6-4. Muguruza, gjysmëfinaliste në Uimbëlldon këtë vit, e nisi shumë mirë duke kryesuar 5-0 në setin e parë, por pastaj “u fik”. “Në një farë mënyre ia dola, – tha Muçova, – nuk e di sesi ndodhi”.
Sfidanti.al