Vetëm Japonia rrezikon koreanin Son që të bëjë ushtrinë!

Son Heung-min është vetëm një hap larg shpëtimit ndaj shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vendin e tij. Ylli i Totenhemit ishte pjesë e skuadrës së Koresë së Jugut që mundi 3-1 Vietnamin në gjysmëfinalen e turneut të futbollit në Lojërat Aziatike. Son shërbeu asistin për golin e dytë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 72-të, me ekipin e tij që doli në finale.

Sfida në Xhakarta të Indonezisë ishte e rëndësisë së veçantë për të, pasi në rast humbjeje, Son do të detyrohej të bënte 21 muaj shërbim të detyrueshëm ushtarak. Ligji koreanojugor përjashton nga ky detyrim vetëm ata që fitojnë medalje të artë në Lojërat Aziatike apo çfarëdo lloj medaljeje në Lojërat Olimpike. Koreja e Jugut do të luajë ndaj Japonisë në finalen e nesërme.

Sfidanti.al