Champions League, short me fat për të mëdhenjtë

Në Nyon është hedhur shorti i Champions League për fazën e 1/16-ve.  Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat më të kënaqura nga goglat e hedhura, pasi kundërshtarët duken lehtësisht të kalueshëm në letër. Për ekipin e Guardiolës duket se do të jetë një mision i thjeshtë kundër Copenhagen, ndërkohë që madrilenët do të sfidojnë Leipzig. Inter do të ketë duele të vështira kundër Atletico Madrid, teksa Simeone do të kthehet në Milano, por këtë herë si rival. Napoli-Barcelona është super ndeshja tjetër që pritet të dhurojë shumë emocione. PSG ishte disi me fat, pasi është shortuar me Real Sociedad, ndërkohë që Arsenali do të sfidojë Porton.

 

Ndeshjet

Porto-Arsenal

Napoli-Barcelona

PSG-Real Sociedad

Inter-Atletico Madrid

PSV-Borussia Dortmund

Lazio-Bayern Munich

Copenhagen-Manchester City

Leipzig-Real Madrid

 

sfidanti.al