Julian Nagelsman ka qenë protagonist absolut në edicionin e lajmeve të “ZDF”-së teksa ka dhënë një intervistë të gjatë për gati një orë. Numri një i pankinës së katër herë kampionëve të botës preku një sërë temash mjaft interesente duke shkaktuar edhe më shumë kureshtje mes sportdashësve vetëm pak muaj përpara startit të “Euro 2024”.
Kishit emocione ditën kur u kontaktuat nga Federata Gjermane e Futbollit?
Telefonata e Rudi Fëlerit ku më pyeti nëse e imagjinoja veten trajner të kombëtares ishte diçka speciale. Edhe pse e dija se do të më kontaktonin përsëri u përgatita, pasi duhet të flisja me fjalët e duhura. Kisha shumë dëshirë që gjithçka të ishte perfekte.
Kombëtarja ka qenë në një periudhë të errët prej vitesh, keni gjetur pikat e dobëta apo keni ende nevojë për kohë?
Kam ndjekur kombëtaren edhe si tifoz dhe kam vënë re se jo gjithçka ka shkuar siç duhet. Më duhet ta pranpj se nuk kemi marrë rrezultatet e pritura edhe pse në fushë kanë hyrë lojtarë të mëdhenj. Në këtë aspekt them se lojtarët nuk humbin me dashje, ne duhet t’i kuptojmë pasi edhe ata janë njerëz si ne të tjerët. Jo gjithmonë mund të performojnë siç duhet.
Ndihesh nën presion? Euro 2024 po afron dhe skuadra është shumë larg formës së pritur…
Që në ditën e parë e dija se kisha përpara një detyrë të vështirë, e cila njëkohësisht është edhe shumë e bukur. Unë jam i priviliegjuar për këtë shans që më është dhënë pasi jo shumë trajnerë mund të drejtojnë kombëtaren në një event, i cili mbahet në shtëpinë e tyre. Sigurisht jam nën presion, por e shikoj më shumë si një privilegj.
Ju keni bërë diçka ndryshe edhe në listat që keni përpiluar, duke ftuar profile lojtarësh jo shumë të njohur…
Pikërisht në këtë aspekt kemi dashur që të punojmë shumë pasi kemi afruar lojtarë, të cilët sjellin diçka ndryshe. Le të themi se grumbullimi i emrave si Robert Andrish apo Grisha Prëmel sjellin profiling e lojtarit, të cilin nuk e kemi patur në ekip më parë.
Do ta provoni më Havercin si lojtar krahu në të majtë?
Jo, gjithçka mbaroi aty! Kai bëri mjaft mirë në dy ndeshjet e fundit dhe tregoi se interpreton disa role në fushë. Këtë nuk e them për të mbrojtur punën time.
A është ende një mundësi që Joshua Kimish të aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes?
Nuk e përjashtoj si opsion. Nuk e shikoj si një ndryshim 180 gradë, por si një ndreqje e vogël. Josh është një kandidat për atë pozicion, ai është një lojtar, i cili vendoset në dispozicion të ekipit gjithmonë.
Po për Gyndogan çfarë mendimi keni?
Kapiteni ka një detyrë të vështirë pasi gjithmonë duhet të performojë në nivelin më të lartë. Si pozicion mendoj ta aktivizoj pak më përpara pasi kështu është edhe më i lirë. Ai gjen edhe golin dhe them se duhet të shfrytëzojmë këto aftësi.
Po për situatën në portë çfarë mendoni?
Them se kemi dy portierë të nivelin të lartë. Për fatin e keq Mark (Ter Shtegen) është i dëmtuar. Sa i përket Nojerit mendoj se është rikthyer në nivele të larta pas dëmtimit të pësuar. Për ta uruar për këtë e kam telefonuar vetë.
Po Toni Kros është ende një çështje për Gjermaninë?
Toni është një lojtar i madh dhe për momentin nuk mund të përjashtoj asgjë. Sigurisht që një lojtar si Toni do të thoshte shumë për kauzën e Gjermanisë në këtë Europain. Siç e thash edhe më lart duhet të ndiehmi të privilegjuar që jemi pjesë e Gjermanisë në një kompeticion, i cili mbahet në vendin tonë.
sfidanti.al