Çfarë nxitimi të thuhet se Barcelona do ta largojë Levandovskin!

Ka media në Spanjë dhe në Gjermani që shkruajnë se sulmuesi polak nuk ka dhënë atë që pritej në “Kamp Nou”. Sipas tyre, Robert Levandovski ka shënuar pak gola, dhe sidomos është në krizë pas Kupës së Botës. Gjithsej, ylli veteran i ardhur nga Bajerni ka 15 rrjeta në La Ligë, që do të thotë 4 më shumë sesa Karim Benzema, ndonëse që pas Botërorit ka realizuar vetëm dy herë. Gjithsesi, Leva ishte ai që pati sezon të shkëlqyer deri në nëntor, dhe kjo formë atij mund t’i kthehet.

Sfidanti.al