Mançini: Le ta nisim mirë, Retegi më kujton pak Batistutën!

Po flasim për sulmuesin e ri të ardhur nga Argjentina dhe që është “oriundi” i radhës. Italia merr një tjetër talent nga Amerika e Jugut, diçka që ndodhte më shumë në të kaluarën dhe që sikur ishte harruar këto kohë. Mateo Retegi është i ri, por shumë i aftë, dhe ka habitur trajnerin e Italisë, Roberto Mançinin, si dhe shokët e skuadrës. “Më kujton pak Batistutën në kohët e para, – thotë Manço, – është mjaft i talentuar”. Ndoshta Retegi nuk do të jetë titullar sonte ndaj Anglisë, por mund të ketë minuta. Përsa i përket eliminatoreve të Europianit, trajneri i të kaltërve kërkon nga ekipi i tij kampion që ta nisë mirë, pra me fitore ndaj Anglisë.

Sfidanti.al