Djemtë e Çelsit le të mësojnë nga vajzat, çfarë fitore në Champions ndaj Lionit!

Janë femrat Blu të Londrës dhe duan që të dalin sa më shpejt nga hija e rëndë e ekipit të djemve. Çelsi i vajzave po bën ashtu si Barcelona apo si ekipi i futbollit të SHBA-së, dhe këtë sezon po shkëlqen në mënyrë të jashtëzakonshme. Skuadra angleze arriti një fitore të madhe në Champions, 1-0 në fushën e kampiones në fuqi, Lionit. Guro Reiten shënoi golin e vetëm në Francë. Kjo do të thotë se Çelsi është shumë pranë gjysmëfinaleve, ndërsa sezonin e kaluar fitoi Premier Ligën dhe Kupën e Anglisë.

Sfidanti.al