Bufoni “qan” më shumë 10 milionë eurot, apo rebelimin për të luajtur?!

Legjenda e portës iu kthye periudhës kur ishte tek Paris SG dhe luajti atje vetëm për një sezon. Kontratën e kishte të shkëlqyer, por roli i Xhanluixhi Bufonit nuk ishte aq i garantuar, sa ai vetë do të kishte dashur. Në klub i thanë se Areola do të luante në Champions dhe ai në kampionat, por Bufoni këtë nuk e pranoi dhe në moshën 41-vjeçare u kthye tek Juventusi. “Ishte gabimi më i madh i karrierës, – thotë italiani, – braktisa 10 milionë euro. Gjithsesi, nuk mund t pranoja stolin. Për mua, duhet të luajë ai që e meriton”. Bufoni vazhdon të luajë për Parmën në moshën 45-vjeçare.

Sfidanti.al