Klubi nuk foli për asgjë të tillë, dhe komunikata zyrtare ishte se superylli portugez pati një dëmtim të minutës së fundit që nuk e lejoi të luante në derbi. Gjithsesi, ish-kapiteni i Mançester Junajtidit, Roi Kin, hodhi dyshime të forta për vërtetësinë e këtij varianti. “Mua nuk më bind ajo që thotë Junajtidi, – shprehet Kini, – mendoj se ka diçka tjetër, më serioze lidhur me mungesën e Kristiano Ronaldos, sesa dëmtimi”. Ndoshta, irlandezi nënkuptoi probleme me trajnerin Rangnik lidhur me formacionin apo ndonjë zënkë të minutës së fundit. Gjithsesi, versioni zyrtar i Junajtidit është dëmtim e do të shikojmë në vazhdim se çfarë do të dalë. “Djajtë e kuq” e humbën 1-4 derbin me Sitin në stadiumin “Etihad” dhe tani kanë shumë më pak shanse për t’u kualifikuar në Champions sezonin e ardhshëm.
Sfidanti.al