Dhuna mund të mos jetë vetëm për gjeopolitikën, për interesat shtetërore dhe për marrëveshjet e fshehta që sjellin përfitime për fuqitë e mëdha, dhe vuajtje për popujt më të vegjël. Dhuna shpërthen edhe në ndeshjen e atij që quhet “gjëja më e rëndësishme ndër gjërat e parëndësishme”, pra në sfidat e futbollit. Ultrasit e dy skuadrave në Meksikë u përleshën me njëri-tjetrin duke shkaktuar 2 viktima e 22 të plagosur, një bilanc vërtetë lufte. Siç ndodh gjithnjë, stadiumi është vendi ku shfryhen njerëzit për vuajtjet, dhe kur ato janë të mëdha dhe jeta “sterrë e zezë” arrihet deri në skaj. Ndeshja ishte mes Keretaros (Queretaro) dhe Atlasit nga Guadalahara (që është kampion në fuqi). Kjo sfidë e kampionatit u ndërpre në minutën e 62-të.
Sfidanti.al