Çfarë formule e ngatërruar, nëse Zidan shkon tek Juvja, ç’bën CR7?!

Realiështë gjithnjë Real, por pa trajnerin francez mund të kthehen kujtimet e këqija që ishin përpara tij, dhe që u fshinë vetëm një sezon nga Karlo Ançeloti me fitoren e Championsit. Po flitet shumë që Zinedin Zidan do të largohet nga Reali në fund të sezonit dhe do të shkojë tek Juventusi. Shumëështë folur këto ditë për fatin e Kristiano Ronaldos, tepër të mërzitur me paaftësinë e italianëve për të fituar Championsin, pra trofeun e tij të preferuar. Çdo të bëjë portugezi nëse francezi vjen në Torino? Do të mbetet aty, që ta tentojnë Ligën e Kampionëve së bashku, apo do të ketë më shumë besim tek Reali? Të dyja variantet duken të vështirë, dhe Kristiano do të priste për të parë se cili do të ishte projekti i Madridit. Nëse projekti do të ishte bindës, ndoshta më mirë Reali, ndërsa tek Juvja nuk do të mjaftonte vetëm Zidani. Nuk thotë kot Arrigo Saki që drejtuesit nuk kanë mundur t’i japin Pirlos lojtarët e duhur.

Sfidanti.al