Kualifikueset, Gjeorgji-Spanjë, hapet stadiumi për 15 mijë spektatorë

Sfida Gjeorgji-Spanjë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të Katarit të vitit 2022 do të luhet me praninë e publikut në shkallët e stadiumit. Federata Gjeorgjiane e Futbollit ka marrë lejen nga qeveria e vendit dhe të dielën e 28 marsit do të mundë të hapë pjesërisht dyert e stadiumit.

Në shkallët e impiantit ‘Boris Paichadze’ në Tbilisi që ka një kapacitet deri në 55 mijë vende do të mund të ndjekin nga pranë këtë sfidë me La Rojan rreth 15 mijë tifozë.

Sfidanti.al