Në selinë zikaltër këtë gjë po e mendojnë seriozisht. Administratori i deleguar, Bepe Marota, nuk e ka përjashtuar aspak mundësinë që Interi të hyjë në garë për Paulo Dibalën, dhe prishja e raporteve të argjentinasit me Juventusin e lehtëson transferimin. Klubi milanez do ta merrte sulmuesin me parametër zero, pasi kontrata përfundon në qershor, ndërsa do të duhej të mendonte për rrogën. Nuk dihet nëse do të pranohen kërkesat e lojtarit për formulën 8+2 milionë euro në sezon, ndërsa vlen të theksohet se duhet të ketë dyshime edhe lidhur me personalitetin e tij. Në fund të fundit, përse Juventusi vendosi të mos e mbante? Marota gjithsesi është një drejtues i zgjuar dhe me përvojë, ndërsa duhet të mendojë edhe për një rikthim të mundshëm të Lukakut. Sulmuesi belg thuhet se është përshëndetur me shokët tek Çelsi, pra duke bërë të qartë se do të largohet. Thuhet edhe se është gati të ulë rrogën për Interin, por gjithsesi, ai ka një karton që kushton shumë (mund të merret huazim), ndërsa nuk dihet nëse do të bënte punë një “xhaketë e kthyer”! Pra, tek Interi kanë shumë gjëra për të menduar.
Sfidanti.al