Po bëhet zhurmë e madhe për atë që duket se sulmuesi 23-vjeçar i ka thënë Pol Pogbasë, ndërsa u takuan si shokë skuadre në kombëtaren e Francës, se “më ka ardhur disi në majë të hundës”. Mbapeja me siguri është i mërzitur me situatën tek Paris SG, ku ai ka mbetur “i burgosur” për një sezon, që kur klubi francez hodhi poshtë 200 milionë eurot e Realit të Madridit. Nëse Mbapeja do të kishte qenë sot në “Bernabeu”, sulmuesi me numrin 7 normalisht sot do të ishte në çerekfinale të Championsit duke luftuar për të fituar titullin e madh. Në të kundërt, mbetet në një kampionat “të dorës së dytë”, në Francë, ku mundet edhe nga Monako, ndërsa duhet të luajë ndaj Renës, Nisës, Strasburgut, Lensit, Reimsit, Brestit, Anzherit, Lorienit apo Klermonit! Në La Liga, Mbapeja do të kishte pasur përballë rivalë si Barcelona, Atletiko, Sevilja, Valencia, Betisi apo Vijarreali, që të gjithë ekipe të nivelit europian!
Sfidanti.al