Në Angli e krahasojnë transferimin e Halandit me luksin e Versajës!

Një opinion dhe analizë vërtetë interesante në të përditshmen (jo-tabloide) “Gardian” (The Guardian) nënshkruar nga Barni Ronej (Barney Roney). Autori e krahason transferimin e mundshëm të Erling Halandit me luksin e mbretërve të Francës, që ishte një nga shkaqet e “marshimit mbi Versajë”, si pjesë e spikatur e Revolucionit të Madh Francez. Qytetarët e vendit europian e quajtën pak si shumë për t’u duruar luksin e qelqeve të dritareve, dhe arit të mobiljeve të Pallatit Mbretëror. Ndoshta, në futbollin modern, transferimi i Halandit që mund të arrijë në 300 milionë paundë stërlina (360 milionë euro) mund të jetë “pika që do të derdhë gotën”. Nja 80-90 milionë euro për kartonin, një rrogë stratosferike dhe një shpërblim prej mbi 35 milionë eurosh për Mino Raiolën, një njeri që nuk jep asnjë kontribut në spektaklin e futbollit, dhe që autori britanik e cilëson “një parazit që thjesht bën shantazh për të firmosur kontratat”. Nuk dihet nëse do të ketë një “marshim mbi Versajë” për qindra milionë eurot që do të jepen për Halandin, por padyshim që spektakli i futbollit po bëhet gjithnjë e më i huaj për banorët e thjeshtë të këtij planeti.

Sfidanti.al