Mund të imagjinohen shumë skena huliganizmi në futboll, por një baba me fëmijën e vogël në krahë që godet një lojtar kundërshtar, nuk besohet se i ka shkuar në mendje ndokujt. Ja pra që ky turp ka ndodhur në stadiumin “Gudison Park” të Evertonit, në ndeshjen ndaj Lionit në Ligën e Europës.
Babai në fjalë ishte në tribunën pas portës së Lionit, kur një sherr i madh shpërtheu mes lojtarëve të të dyja skuadrave dhe kapiteni i Evertonit, Eshli Uilliams, shtyu portierin kundërshtar Antoni Lopez, tek tabelat e reklamave. Duke përfituar që, në stadiumet angleze reklamat janë shumë pranë publikut, tifozi me fëmijën e vogël në krah, shkoi ta godiste futbollistin francez i cili mbeti shumë i habitur, dhe nuk ia ktheu goditjen edhe pse u zemërua shumë. Kjo, për të mos tronditur më shumë fëmijën.
Besohet se ky huligan do të identifikohet shumë lehtë dhe do të ketë masa për të, ndoshta deri në heqjen e të drejtës mbi fëmijën, të cilin nuk di që ta rrisë. Një fëmijë i një babai të tillë, në të ardhmen nuk mund të jetë tjetër përveçse një huligan, dhe besohet se gjykatat në Britaninë e Madhe i respektojnë shumë mirë ligjet për këto çështje.
Sfidanti.al