Në stërvitje është kthyer me shokët, dhe planet janë për të qendruar. E kishte thënë që më parë trajneri Tomas Tuhel se nuk mendonte që Armando Broja do të largohej nga Çelsi e duket se kështu po ndodh. Ndonëse ka edhe 4 javë deri në mbyllje të fazës së transferimeve, sërish pozicioni i sulmuesit të kombëtares sulmuese duket më blu se kurrë më parë. Tuheli e aktivizoi edhe në miqësoren e fituar 3-1 ndaj Udinezes, shenjë besimi e teknikut ndaj 20-vjeçarit, edhe pse Broja humbi një rast vetëm pak metra lart portës. Reali i Madridit është i interesuar për shqiptarin, duke e pasur në një listë me emra të mundshëm për t’u blerë, por mesa duket londinezët nuk kanë ndërmend të dorëzohen as përpara kampionëve të Europës.
Në ekip janë sulmues si Pulishiç, Stërling apo Haverc, por pas ikjes së Romelu Lukakut, gjasat janë që Çelsi t’i japë duart edhe sulmuesit tjetër, gjermanit Timo Verner. Në Angli, Brojën e duan edhe Njukasëlli apo Evertoni, ndonëse maksimumi që mund të pranojë Tuheli është një huazim, gjë që vetë sulmuesi kuqezi nuk e ka me qejf. Sezonin e kaluar, 20-vjeçari ishte një nga më të mirët e moshës së tij, dhe një nga sulmuesit më të mirë në Angli me 9 gola, nga të cilët 6 në Premier Ligë, në huazimin për Sauthemptonin.
Sfidanti.al