Përse Ançeloti e quan treshen Modriç-Kros-Kasemiro “trekëndëshi i Bermudës”?

Sepse, siç e shpjegon vetë trajneri i Realit, ata e mbajnë kaq mirë topin, saqë duket sikur e zhdukin nga kundërshtarët. Disa vjet më parë doli në modë shprehja “e fshehin topin” dhe këtë bëjnë tre mesfushorët e Madridit, Luka Modriç, Kasemiro dhe Toni Kros. “Ata i quaj “trekëndëshi i Bermudës” sepse topi zhduket kur kalon tek ata”. Më parë, këtë gjë e bënte treshja e Barcelonës MesiKsavi-Iniesta.

Sfidanti.al