Ksavi: Suarezi e kaloi këtë problem, do ta kalojë edhe Levandovski

Legjenda polake ishte përforcimi numër 1 që erdhi tek Barcelona këtë verë. Gjithsesi, Robert Levandovski, nuk ka arritur të shënojë dot golin e parë me fanelën “blaugrana”, ndonëse ka luajtur disa ndeshje. Kjo nuk ndodhi as në fitoren 2-0 ndaj Red Bullit të Nju Jorkut në SHBA, ndonëse ai luajti shumë mirë.  “Ai po shkëlqen në stërvitje, po shënon dhe po bën lëvizjet e duhura, – tha tekniku Ksavi Hernandez, – ai është i ri këtu dhe ka nevojë për kohën e përshtatjes, por që tani e kupton shumë mirë lojën tonë dhe jam shumë i kënaqur me të. Këtë pritje e kaloi edhe Suarezi, do ta kalojë edhe Levandovski”.

Sfidanti.al