Dembele, Levandovski, Rafinja, Depai, çfarë “artilerie” ka Barcelona

E tregoi edhe miqësorja e radhës, ajo ndaj Red Bullit të Nju Jorkut, fituar 2-0. Shënuan Usman Dembele që ishte titullar, dhe Memfis Depai që e nisi nga stoli. Barcelona e trajnerit Ksavi Hernandez ka një repart sulmues të jashtëzakonshëm, të tillë që nuk e ka asnjë ekip tjetër në Europë dhe kjo u duk në qytetin e madh amerikan. Dembele është po ai talent i shkëlqyer, Robert Levandovski shfaqi anën e tij më të mirë, i përshtatur shpejt me skemat, në formë dhe protagonist. Rafinja është një lojtar i papërmbajtshëm në krah, ndërsa Depai tregoi se nuk do të hapë rrugë dhe se kërkon shanset e tij. Në ekip janë gjithashtu Obamejang (gjithashtu i mrekullueshëm) dhe Ansu Fati, një talent që cilësohet si Mesi i së ardhmes.

Sfidanti.al