Carlos Sainz kontakte me Red Bull

Emri i Carlos Sainz edhe në listën e RedBull për sezonin e ardhshëm. Spanjolli, i dalë jashtë planeve të Ferrarit pas nënshkrimit me Lewis Hamilton për sezonin e ardhshëm, dukej pranë Mercedesit, por në garë mesa duket është edhe skuderia austriake. Ai që e zbulon lajmin është vetë drejtori i RedBull, Helmut Marko i cili shprehet se kanë kontaktuar me Sainz, por duke shtuar se ferraristi ka edhe një ofertë më të mirë nga Audi dhe nuk mund ta parashikojë të ardhmen. “Po bisedojmë me Sainz, ai është duke zhvilluar sezonin më të mirë në Formula 1. Por, ka një ofertë “joshëse” nga Audi dhe ne nuk mund ta barazojmë apo ta parakalojmë këtë ofertë. Sainz e njohim nga shumë kohë më parë, ai ka qenë me ne te Toro Rosso, pilotonte së bashku me Max Verstappen. Në fund ne zgjodhëm që me RedBullin të mbështesnim Verstappen dhe ai u ndje keq”, u shpreh Helmut Marko. Drejtori nuk harroi të përmendte edhe Sergio Perez për të cilin u shpreh se është rritur dhe se është një shok i shkëlqyer skuadre për Verstappen, ndaj pavarësisht kontakteve me Sainz, mbetet meksikani prioriteti i RedBull për vitin 2025.

sfidanti.al