Fabio Cannavaro, kampion bote apo imazhi i ri i fushatës së FSHF-së?

Ish-mbrojtësi i Italisë kampione bote deklaroi se është  mahnitur nga invesfimet që ka bërë FSHF në futbollin shqiptar. Në prononcimin dhënë për FSHF.org, zyra e informacionit në shtëpinë e futbollit u kujdes të na servirte këto fjali fillimisht:

“Rezultatet flasin qartë. Federata po investon shumë, në infrastrukturë, te trajnerët, te lojtarët dhe kjo është një gjë shumë pozitive. Sigurisht që linja udhëheqëse e Presidentit është një linjë moderne çka i jep shpresë vendin tuaj”.

Fjalë domethënëse, sipas Cannavaro-s, presidenti Duka po udhëheq në nënyrë moderne dhe këtë e ka bërë pikërisht në mandatin e pestë ku ka modernizuar metodat. Fabio i mirë ndoshta nuk ka parë asnjë minutë futboll shqiptar në jetën e tij por kjo pak rëndësi ka, ish-mbrojtësi i Italisë e bëri detyrën e tij në ndalesën disaorëshe ku erdhi si lektor por përfundoi si propagandist.

Nga Pirro Bardhyli