Armando Broja nuk po gjen vend as te Fulham, klub ku u transferua për të gjetur më shumë hapësira në fushë por ironikisht nuk po i shikon këto hapësira as në stol. I pompuar nga mediat dhe i mbështetur nga tifozët, sulmuesi shkodran, kartonin e të cilit e zotëron Chelsea, tashmë duket në një rënie të lirë, viktimë e famës së papritur që fitoi falë disa ndeshjeve pozitive dhe dy golave të shënuar në ndeshjet Hungari-Shqipëri dhe Shqipëri-Hungari. Për sulmuesin shqiptar nuk ka sërish vend në listën e lojtarëve të Marco Silva-s. Për të tretën ndeshje radhazi lojtari 22-vjeçar do ta shohë ndeshjen nga shtëpia. Trajneri i Fulham-it e la Brojën jashtë listës së futbollistëve kundër Nottingham Forestit. Sinjal më shumë se negativ për bomberin që nofkën ka të tillë pasi golat i shënon me pikatore, ndërsa minutat në këmbë i gjen gjithmonë e më pak dhe ky është ndoshta faji i njerëyve që e rrethojnë dhe e këshillojnë, por edhe i vetë sulmuesit që nuk e ka kuptuar ende se vetëm talenti nuk mjafton për të ngjitur majat. Shqipëria e ka luksin ta presë përjetësisht por Chelsea jo dhe ky është ndoshta sezoni i fundit i Brojës në Londër.
Nga Pirro Bardhyli