Broja gjen golin e parë me Burnley

Armando Broja ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Burnley, duke u kthyer në protagonist në transfertën ndaj Bournemouth. Sulmuesi kuqezi, i aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë, i ka shpëtuar ekipit të tij humbjes me një gol vendimtar në minutat e fundit të takimit. Vendasit kryesonin 1-0 deri në minutën e 90-të, kur Broja realizoi me kokë pas një krosimi të saktë nga Marcus Edwards, duke barazuar shifrat dhe mbyllur ndeshjen në 1-1. Ky barazim i jep Burnley-t një pikë të rëndësishme në transfertë, ndërsa për Brojën goli përfaqëson një zhbllokim të shumëpritur. Një sinjal pozitiv për sulmuesin shqiptar, i cili shpresohet të vazhdojë në këtë rrugë edhe në ndeshjet e ardhshme.