Ende fjala e fundit nuk është thënë, por duket se gjërat po marrin rrugën e tyre. Mançester Siti u rikthye në krye të Premier Ligës pas fitores 3-1 në fushën e Arsenalit, duke treguar se mbetet ekipi më i mirë në Angli. Edhe pse rreth klubit janë mbledhur “retë” e skandalit që mund të sjellë ndëshkim të rëndë, sërish yjet në fushë treguan se kanë përvojë dhe karakter për të përballuar situatën.
De Brujne, Grilish dhe Haland shënuan golat, ndërsa “topçinjtë” bënë gabime. Nuk i duhet vënë shumë faj, pasi ekipi i Artetës është i rid he pa eksperiencë. Jo më kot mediat angleze shkruajnë se një rivalitet i rip o krijohet në Premier, ai mes Sitit dhe Arsenalit, pasi për shumë vjet ka qenë Siti-Liverpul, ndërsa shpesh në pretendime ka qenë edhe Çelsi apo ndonjëherë Maçester Junajtidi.
Vendasit barazuan në pjesën e parë me penalltinë e Sakasë dhe nuk luajtën keq. Arsenali mbajti topin 60 për qind, diçka e pabesueshme ndaj një ekipi të Guardiolës dhe pati më shumë gjuajtje, por Siti pati më shumë gjuajtje në kuadrat. Siti ka 51 pikë, po aq sa Arsenali, veçse me golaverazh më të mirë dhe me një ndeshje më shumë të luajtur.
Sfidanti.al