Përveçse i dhuroi Milanit suksesin, Brahim Diaz hyn në historinë e klubit kuqezi si lojtari i dytë më i ri që shënon për të në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve. Në moshën 23 vjeç e 195 ditë, ai renditet vetëm brazilianit Rikardo Kaka, që në vitin 2004 shënoi dy gola kundër Deportivo La Korunjës kur ishte pak më shumë se 21-vjeç. Por ashtu, goli i Diaz është i dyti më i shpejtë për Milanin në Champions. Spanjolli realizoi në minutën e 7-të, por rekordi mbahet nga Pato që në vitin 2011 ndëshkoi Barcelonën pas vetëm 25 sekondash lojë.
Sfidanti.al