Ylli i madh i Paris SG është padyshim i përqëndruar në detyrën që ka përpara për të përmbysur humbjen e pësuar në shtëpi nga Bajerni në Champions. Megjithatë, një koment i tij në rrjetet sociale krijoi një konfuzion të madh dhe zgjoi iluzione. “Gjithçka që mbetet për t’u bërë, shkruajti ai, – skuadra e Mançester Junajtidit tani është në lëvizje. PSG”. Mesazhi duket shumë i koduar, ndërsa rrëmujën e shtoi përgjigja e Markus Rashfordit, sulmuesit të “djajve të kuq” që postoi një “emoxhi” në formë zjarri.
Sfidanti.al