Bombë nga Spanja: Reali është gati të japë 200 milionë euro për Hari Keinin!

Mediumet spanjollë shkruajnë se Reali i Madridit synon që, me çdo kusht, ta sjellë sulmuesin kryesor të Totenhemi në “Santiago Bernabe”, ndërkohë që po bëhet gati që t’u bëjë një “ofertë historike” sparsave (Totenhemit). Hari Kein, në fakt, po luan në mënyrë fantastike, gjatë këtij fillimsezoni, duke shënuar, vetëm brenda shtatorit, 13 gola dhe duke u konsideruar, kështu, si një një nga sulmuesit më të mirë jo vetëm në Premier Ligë, por edhe në Evropë. Gazetari spanjoll, Eduardo Inda, shkruan se Reali ka kohë që po i ndjek performancat e Kenit dhe është i vendosur që ta sjellë atë në “Santiago Bernabe”.

“Reali i Madridit do të përpiqet që ta blejë Hari Keinin gjatë sezonit të ardhshëm dhe të gjithë ne e dimë se çmimi i tij do të jetë, pak a shumë, 200 milionë euro”, vë në dukje Inda. Sidoqoftë, Totenhemi, vetë, nga ana e tij, në disa raste, ka theksuar se Keini nuk është për shitje, por, megjithatë, oferta e “pahijshme” prej 200 milionë eurosh me siguri që do t’i fusë në meditime të thella krerët e Totenhemit.

Sfidanti.al