Quhet Markus Pilava dhe ka qenë njëri nga njerëzit më të rëndësishëm në këtë departament tek Borusia. Nëse verdhezinjtë gjetën një numër të madh talentesh këta vjet, Pilava ka pasur një nga meritat më të mëdha dhe puna e tij ka rënë në sy të Bajernit. Ai do të jetë kryegjahtari i talenteve (skaut) në Mynih, gjë që përforcon përshtypjen se bavarezët do të përshtaten me situatën e re duke marrë më shumë talente adoleshente dhe do të shpenzojnë më pak për yjet e gatshëm. Së fundi, Bajerni mori Matis Telin duke paguar shumë para për të, një përgjigje për goditjen që patën pasi talenti Loren Buser shkoi tek Dortmundi.
Sfidanti.al