Laporta i përgjigjet Bajernit: Secili le të merret me paratë e veta!

Presidenti i Barcelonës nuk i ka pëlqyer kritikat nga Bavaria për shpenzimet e klubit të tij këtë verë. i pyetur së fundmi, Zhoan Laporta, deklaroi se Barça bën atë që arrin të bëjë dhe e bën brenda rregullave. “Ne jemi klub me histori dhe kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë gjë, – tha ai, – nuk doja ta bëja këtë që bëra, por isha i detyruar sepse futbolli nuk pret”. Presidenti e kishte fjalën për dhënien me koncesion të disa bizneseve të klubit, si atij tregtar dhe të drejtave televizive (pjesërisht). Duke iu përgjigjur Julian Nagelsmanit, trajnerit të Bajernit, Laporta theksoi se “secili le të merret me paratë e veta, unë nuk bëj llogaritë e të tjerëve”. “Bajerni le të kujtojë se ka marrë një sasi të rëndësishme parash me transferimin e Levandovskit”, – përfundoi ai.

Sfidanti.al