Ronaldo i thotë Man. Junajtidit sesa kërkon për kartonin e tij!

E ka një ofertë dhe kjo nuk vihet në dyshim nëse e thotë një futbollist kaq i madh. Kristiano Ronaldo është gjithnjë e më pranë largimit nga Mançester Junajtidi pasi mediat angleze shkruajnë se legjenda portugeze ka kërkuar qartësi lidhur me pozicionin e tij. Sipas tabloidit “San” (The Sun), CR7 ka folur me drejtuesit duke u thënë se ka një ofertë konkrete nga një klub europian, dhe se klubi duhet të përcaktojë shumën e parave që do të kërkojë për kartonin e tij. Kristiano ka edhe 1 vit kontratë në “Old Traford”, ndërsa besohet se ekipi ku dëshiron të shkojë duhet të jetë pjesë e Championsit, dhe një ekip që mund të pretendojë ta fitojë atë.

Sfidanti.al