Shpenzimi nuk ishte i vogël, por plot 41 milionë euro në total dhe bëhet fjalë për një mbrojtës. Gjithsesi, Zhelson Bremer ishte mbrojtësi më i mirë i Serisë A sezonin e kaluar, pra u vlerësua më lart edhe se të tillë si De Ligt apo Shkriniar. Për më tepër është 25 vjeç dhe Juventusi i bie që ka bërë një biznes mjaft të mirë pasi fitoi një sasi shumë të madhe parash nga transferimi i De Ligtit tek Bajerni. Madje, edhe në futbollin e “fantazisë”, pra në atë që luhet në kompjutera e telefona, ai ka vlerë të madhe. Sipas “La Gazeta delo Sportit”, vlera i shkon 39 milionë euro, por gjithashtu cilësohet “badihava”.
Sfidanti.al