Nga klubi që rrezikonte falimentimin, nga biznesi futbollistik me mbi 1 miliardë euro borxh, ka përmbysur gjithçka duke u bërë numri 1. Flasim për kryesimin e renditjes së blerjeve të verës, pasi Barcelona ka nxjerrë nga llogaritë e saj plot 158 milionë euro, siç shkruan “El Mundo Deportivo”, dhe do të duhet të paguajë edhe më shumë në bazë të klauzolave. “Blerja e pestë”, titullon e përditshmja katalanase duke pasur në kopertinë foton e mbrojtësit Zhyl Kunde për të cilin u paguan 50 milionë euro bazë, e do të paguhen gjithashtu 5 apo 10 milionë euro të tjera me klauzola. Asnjë klub në Europë nuk ka shpenzuar kaq.
Sfidanti.al