Simeone do të thyejë këtë sezon, rekordin e ndeshjeve në La Ligë

Kampionati spanjoll është padyshim njëri nga më të lavdishmit në Europë dhe në Botë. Në skuadrat e tij kanë drejtuar trajnerë të mëdhenj, dhe Diego Pablo Simeone është një njëri prej tyre. La Liga do ta ketë këtë sezon teknikun argjentinas si njeriun e stolit me më shumë ndeshje në të gjithë historinë e saj. Njeriu që simbolizon Atletikon e Madridit ka deri tani 402 ndeshje si trajner i Atletikos, nga të cilat ka 245 fitore, 94 barazime dhe vetëm 63 humbje. Për momentin, është i treti në renditje pas Migel Munjozit dhe Luis Aragonesit. Munjozi, legjendë e Realit, ka 424 ndeshje, ndërsa Aragones 407. Kjo do të thotë se Simeone do të bëhet këtë edicion, numri 1 në këtë klasifikim.

Sfidanti.al