Natyrisht që është një shaka, ndërsa bisedimet për një transferim të mundshëm nuk janë edhe aq të përparuara. Benjamin Sheshko është një sulmues i talentuar nga Sllovenia dhe Lajpcigu e di mirë se ai po kërkohet nga disa klube në Europë. Në 2021-2022, 19-vjeçari shënoi 11 gola e shërbeu 7 asistë në vetëm 12 ndeshje, ndërsa për të interesohet Mançester Junajtidi, por edhe Bajerni, Dortmundi apo Njukasëlli. Lajpcigu bëri shaka për interesimin e Junajtidit duke postuar në Tuiter se “kërkojmë për Sheshkon 1 miliardë euro, Bruno Fernandesin si dhe Fredin e Kuq (maskotin e klubit)”. Më herët, Salcburgu kishte bërë një shaka tjetër duke shkruar se “duam 300 milionë euro dhe Bruno Fernandesin për Sheshkon”.
Sfidanti.al