Ka nisur ta bëjë dhe 7 vitet e fundit kanë qenë ndryshe. Vërtet që Gjermania është fuqia kryesore e futbollit të femrave në Europë, dhe njëra nga skuadrat më të mëdha të botës, por Anglia që nga viti 2015 sikur po matet me të në mënyrë më të barabartë. Gjithsesi, bilanci është i tmerrshëm aq sa në ishull kujtojnë shprehjen e Geri Linekerit që “futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 lojtarë ndjekin pas një top për 90 minuta dhe në fund fitojnë gjermanët”. Edhe tradita Angli-Gjermani në futboll për femra nuk bën ndryshim, përkundrazi. Vajzat “teutone” kanë 21 fitore dhe 4 barazime, ndërsa anglezet vetëm 2 fitore. Të dielën, këto dy skuadra do të luajnë finalen e Kampionatit Europian në “Uembli” dhe mediat vendase theksojnë të paktën diçka pozitive, që nga 2015-ta “luaneshat” kanë 2 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje, pra janë më në ekuilibër, plus që kanë fituar ndeshjen e këtij viti, 3-1 në shkurt.
Sfidanti.al