Kontrata e sulmuesit përfundon në 2022, veçse ai është nga ata lojtarë që nuk e kanë problem moshën, pra që mund të vazhdojë në Madrid edhe më gjatë. Kështu ka ndërmend të bëjë Karim Benzema, veçse dëshiron ta rinovojë vetëm me 1 vit kontratën, jo me dy. Në “Bernabeu” mund të ishin dakord që sulmuesi 33-vjeçar francez të ndante mendjen dhe të qendronte deri në 2024, pasi kanë besim se ai do të jetë gjithnjë në nivel klasi botëror. Vetë Benzema dëshiron të mendojë në mënyrë më afatshkurtër, “sezon pas sezoni”. Kjo do të thotë se në 2022 mund të mendojë për ta zgjatur akordin me Realin deri në 2024. Benzema është në kulmin e karrierës, më i mirë se kurrë, madje edhe shumë i lumtur që u kthtye te Franca duke qenë shënuesi i saj më i mirë në Euro 2020 me 4 gola, edhe pse ekipi u eleminua në turin e dytë.
Sfidanti.al