Aletiko merr De Paulin, por kush do ta marrë Saulin, Liverupuli apo Barça?!

Mesfushori argjentinas u transferua nga Udineze në Spanjë për rreth 35 milionë euro. Rodrigo De Paul u shqua në Kupën e Amerikës me kombëtaren e vendit të tij, duke fituar trofeun, e duke qenë ndoshta lojtari më i mirë i finales ndaj Brazilit. Tashmë, që Diego Pablo Simeone e ka arritur objektivin e tij, pritet largimi i Saul Nigezit, të cilin e ka kërkuar Liverpuli, por edhe Barcelona. Kostoja e operacionit mund të shkojë në 40 milionë euro, por ekziston mundësia që nga “Kamp Nou” të kthehet në Madrid, Antuan Grizman. Kjo mund ta ndihmonte Barcelonën, por tifozët e Atletikos kanë nisur fushatën “nuk e duam Grizmanin”. Ata nuk e kanë harruar mënyrën sesi u largua pak vjet më parë. Liverpuli, ndërkaq, mund të kalojë tek danezi Mikel Damsgard i Sampdorias. Edhe ky kushton rreth 40 milionë euro, veçse për sulmuesin 22-vjeçar interesohen Juventusi, Totenhemi si edhe vetë Barcelona.

Sfidanti.al