Nuk ndalet sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj ne kampionatin rus. Ai ka shënuar një gol të bukur në përballje me Zenitin në minutën e 34-të, duke barazuar ndeshjen pas avantazhit te krijuar nga Mak ne minuten e 10-te.
Vetëm katër minuta më vonë, Balaj realizoi edhe golin e dytë në këtë sfidë delikate per ekipin e tij Terek, duke konfirmuar formen e shkelqyer dhe ritmin e golit ne kete kampionat. Balaj me “shpejtesine e drites” ka hedhur nokaut Zenitin, klubin diktator te kampionatit rus. Ndeshja Terek Grozny – Zenit St Petersburg ka perfunduar me rezultati i 2-1 dhe sulmuesi shqiptar ka vjedhur skenen midis yjeve te shumte qe ishin ne fushe. Me këta dy gola ndaj Zenitit, Balaj ka arritur kuoten e 8 golave.