Pushimet kanë nisur pak më shpejt për lojtarët e Çelsit se për të tjerët. E shtuna ishte “ditë pune”, ndërsa e diela dita e parë e vakancave deri në përfundim të ndeshjeve të kombëtareve, por tifozët e bluve kanë pasur ndoshta një arsye për t’u ndjerë keq.
Kapiteni Xhon Terri, legjenda e klubit, u “kap mat” duke bërë banjo dielli në plazh, ndërsa kishte me vete librin autobiografik të rivalit të madh të dikurshëm të Çelsit, Sër Aleks Fergusonit. Terri nuk ngurroi të shkonte në rërën e Dubait, në breg të detit, ndërsa kohën e lirë vendosi ta kalonte duke lexuar një libër që vërtet ia vlen, si ai për karrierën e trajnerit të madh të Mançester Junajtidit.
Natyrisht, tifozët e Çelsit janë gati t’ia falin këtë mëkat të vogël Territ, mjaft që kapiteni të udhëheqë skuadrën drejt një tjetër titulli kampion.
B. Kuka