Befasia e Brojës, nga dëmtimi në fushë dhe gol në fitoren ndaj Totenhemit

Trajneri i tij, Ralf Hazenhytl, u tregua shumë dinak, dhe ja që paska edhe austriakë të tillë. Një ditë para ndeshjes ndaj Totenhemit në Premier Ligë, ai theksoi se Armando Broja nuk do të mund të luante ndaj Spërsave për Sauthemptonin, dhe kjo gjë u mor si e vërteta “safi”. Kishte qenë “sapuni për djathë”, sepse e vërteta ishte që Broja doli në fushë në fushën e Totenhemit.

Sulmuesi, që tashmë po mbiquhet “tanku” shënoi edhe gol duke barazuar në 1-1 në një ndeshjë që pati përfundim të madh, 3-2 për “shenjtorët”. Një rezultat i shkëlqyer për Sauthemptonin që ka humbur vetëm 1 në 8 të fundit në çdo konkurrim, ndërsa për Brojën ishte goli i 6-të në Premier Ligë (8 gjithsej), ndërsa është shënuesi më i mirë i ekipit në elitën e futbollit anglez. Mohamed Eljunusi dhe Çe Adams ishin autorë të rrjetave të tjera. Fitorja bën që “Shenjtorët” të ngjiten në 28 pikë në vendin e 10-të të renditjes, dhe 11 pikë larg zonës së ftohtë që të zbret në kategorinë e dytë.

Sfidanti.al