Barcelona ka besim për rinovimin me Gavin dhe Arauhon

Të dy lojtarët janë themelorë për strategjinë e trajnerit Ksavi Hernandez, dhe vlerën e tyre po e tregojnë në çdo ndeshje. Në fitoren 4-2 ndaj Atletikos së Madridit, tifozët katalanas panë sërish ndikimin e Gavit dhe Arauhos, që ishin edhe shënues, ndërsa mediat shkruajnë se Barcelona ka besim se ata do të rinovojnë. Të dy lojtarët kanë kontratë deri në 2023, dhe thuhet se me Gavin bisedimet kanë ecur më përpara. Klubi do t’i japë mesfushorit një shpërblim për firmën prej 2 milionë eurosh, plus një rritje të rëndësishme rroge, duke i premtuar shumë më tepër para kur gjendja financiare të jetë më e mirë. Gavi ka klauzolë transferimi 50 milionë euro. Arauho është disi më prapa me bisedimet dhe ka klauzolë 200 milionë euro. Gjithsesi, sipas të përditshmes “Sport”, ekziston optimizmi për të rinovuar me të dy.

Sfidanti.al