Interi është i fortë, por ky Milan të fut frikën, kush është favoriti në Itali?!

Flasim për Serinë A dhe për Kupën, pasi gjithçka është e hapur. Kampionia në fuqi e Italisë, Interi, nuk mund të flejë mbi dafina sepse vërtet mundi 2-0 Romën në çerekfinale të Kupës, por Milani u paraqit me një stërndeshje ndaj ekipit tjetër të kryeqytetit, Lacios. Fitore 4-0 aq sa të besuarit e Sarrit u dorëzuan plotësisht, ndërsa ata të Piolit treguan se fitorja 2-1 në derbi nuk ishte një rastësi. Tashmë do të kemi një derbi të dyfishtë në gjysmëfinalet e Kupës, me të dy ekipet që duan trofeun. Rafael Leao, Olivie Zhiru, sërish Olivie Zhiru dhe pas pushimit Frank Kesie ishin autorët e golave të një Milani të jashtëzakonshëm. Tonali nuk do ta luajë ndeshjen e parë ndaj interistëve për shkak pezullimi sepse mori karton të verdhë.

Sfidanti.al