Befasi në Katalonjë: Mesi ndërron mendje dhe pret oferta!?

Mediumet në Spanjë shkruajnë se Leo Mesi ka vendosur që të mos ta vejë ende firmën e tij në kontratë, për të cilën thuhej se ajo ishte gati. Duket se ky futbollist argjentinas po pret ndonjë ofertë. Kështu, mbas Nejmarit, Barcelona rezikon që të mbetet edhe pa yllin e saj kryesor, Lionel Mesi. Në fakt, Mesi, para disa javësh, kishte rënë dakord për të gjithë detajet lidhur me vazhdimin e bshkëpunimit me klubin katalonjas, ndërkohë që u bë gati për t’u publikuar edhe njoftimi përkatës zyrtar.

Sidoqoftë, Leo Mesi, ende nuk e ka vënë firmën e tij në dokumentet përkatës, ndërkohë që lajmet me të fundit që vijnë nga Spanja, thonë se ai ka ndërruar mendje dhe nuk do ta nënshkruajë kontratën e re. Kështu që duket se ai po pret ndonjë ofertë të re nga klube të tjerë që mund t’i dërgojnë ofertat e tyre zyrtare, qysh këtë janar, dhe Mesi, verën e ardhshme, do të mund të largohet nga “Kamp Nou” si lojtar i lirë.

Tani duhet që të pritet, nëse Mesi, me të vërtetë, do që të largohet apo kjo është vetëm një lëvizje e tij për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj kryesisë së Barcelonës, sidomos ndaj presidentit të saj, Zhozep Bartomeu, që nuk është popullor, aktualisht, midis tifozëve.

Sfidanti.al