I biri i Roman Abramoviçit – pronari i ri i CSKA-së së Moskës?

Arkadij Abramoviç, i biri i pronarit të Celsit, Roman Abramoviç, megjithëse është vetëm 15 vjeç, që tani, po ndjek gjurmët e të atit të tij. Abramoviçi junior është kandidati kryesor që të marrë aksionet e nënkampiones së Rusisë, CSKA-së së Moskës. Sikurse shkruan shtypi rus, klubi i ushtrisë (CSKA) është nxjerrë në shitje për 300 milionë dollarë dhe tajkuni (pasaniku) i Celsit, sikurse thuhet, do të përpiqet që ta blejë atë, më ndërmjetësi, në favor të të birit të tij.

Emri i Abramoviçit, në fakt, edhe para një viti, është lidhur me CSKA-në e Moskës, ndërkohë që, sikurse dihet, kompania e tij e madhe e naftës “Sibneft” ëshë sponsorja kryesore e klubit ushtarak moskovit. Sidoqoftë, sipas rregullave të FIFA-s, një pronar nuk mund të zotërojë dy klube që luajnë në Ligën e Kampioneve, kështu që, për këtë arsye, pronar i ri i klubit gjigant rus do të mund të bëhet Arkadij Abramoviçi dhe jo Roman Abvramoviçi.

Sfidanti.al